Telegrafi

Ndjekësi këmbëngul që ai është në lidhje me Adrola Dushin, Capital T i kundërpërgjigjet duke thënë se është ‘playboy’

Reperi i njohur shjqiptar, Capital T, javë më parë publikoi këngën e tij më të re me titull “Ces’t la vie”.

Kënga është pritur mirë nga publiku e akoma më shumë është pëlqyer klipi, protagoniste e të cilit është modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi.

Dyshja publikuan një fotografi të përbashkët gjatë xhirimeve, e cila ngriti dyshimet se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi.

Megjithatë një gjë e tillë u vërtetua se nuk është ashtu siç u aludua, ndonëse ka fansa që vazhdojnë të aludojnë se ata janë në lidhje.

Së fundmi, përderisa Kapo publikoi një video-selfie në rrjetin social Instagram, ai mori një koment nga një ndjekës që “aludonte në detaje” për “lidhjen” Capital T-Adrola.

“Capo dhe Adrola janë në lidhje. Kapo e ka kaluar javën e fundit në pushime afër Tiranës dhe në Tiranë ku është parë sëbashku me Adrolën, p.sh ne Uka farm. Në Kep Merli të dy njihen prej kohësh dhe ku dëshmohet se ata janë më shumë se miq”, shkruhej në komentin e ndjekësit.

Dhe për ta ironizuar situatën, reperi vendosi që t’i kundërpërgjigjet me një koment qesharak duke i shkruar: “Unë jam playboy”.

Foto: Capital T/Instagram

Kapo përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të tij më të ri “Skulpturë”. /Telegrafi/