Site icon Telegrafi

A ndjek ‘Europoli’ ndonjë parti politike në Maqedoni? Kjo është përgjigjja

Në opinion në Maqedoni janë shpërndarë informacion kinse organizata për siguri dhe përballje me elemente devijante në shtetet anëtare të BE-së, Europol, ka filluar hetimet për një parti politike në Maqedoni lidhur me financimin e fushatës dhe veprimtarisë politike.

Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar me Europolin për të marrë një përgjigje rreth aktivitetit të tyre në Maqedoni dhe a ka ndjekje të ndonjë partie për financim nga jashtë.

Përgjigja e interpol për Telegrafi Maqedoni thotë ”Përderisa Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, ndërsa Europoli është agjenci evropiane, ne nuk kemi mandat që të zhvillojmë operacione brenda në këtë shtet” është përgjigja e shkurtër e Europol për Telegrafi Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version