Site icon Telegrafi

Ndizen qirinjtë në Prishtinë për të nderuar figurën e Fadil Vokrrit

Kosova është në zi për shkak të vdekjes së legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Mëngjesin e të shtunës, ish-futbollisti dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës pësoi infarkt në zemër dhe si pasojë ndërroi jetë para se të arrinte në QKUK.

Personalitete dhe organizata nga anembanë bota kanë dërguar mesazhe ngushëllime për shuarjes e një prej figurave më të mëdha të sportit në vendin tonë.

Ndërkaq, për të kujtuar dhe vlerësuar lartë veprimtarinë e Vokrrit, qytetarë të shumtë janë mbledhur në Prishtinë për të ndezur qirinj dhe për ta nderuar figurën e legjendës së futbollit.

Nuk kanë munguar edhe personalitetet politike, zyrtarë të FFK-së dhe protagonistë nga bota e sportit.

Presidenti Hashim Thaçi e ka shpallur të dielën Ditë Zie nw nderim tw Fadil Vokrrit.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër (10 qershor) në Kuvendin e Kosovës sipas agjendës së mëposhtme:

12:00 – 13:30 Homazhe, Kuvendi i Kosovës
14:00 – 15:00 Mbledhje komemorative, Kuvendi i Kosovës
17:00 Varrimi në varrezat e qytetit në Prishtinë

/Telegrafi/

 

 

Exit mobile version