Policia Rrugore e Tiranës, ka gjobitur me masë administrative prej 40000 lekësh të rinj një drejtues automjeti i cili ndiqte ambulancën për të shmangur trafikun.
Krahas procedimit me masë administrative, personit në fjalë i ëhstë pezulluar dhe leja e drejtimit.
Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur.
“Policia Rrugore e Tiranës në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, ka konstatuar dhe ndaluar një automjet që ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence. Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 40,000 lekë të rinj”, njofton policia. /Telegrafi/