Cili prind nuk dëshiron që fëmija i vet të ketë nota të mira në shkollë, të qëndroj larg probleme dhe të rritet për t’u bërë i suksesshëm?
Siç e dimë të gjithë, kjo është diçka që shumë më lehtë thuhet sesa që bëhet, transmeton Telegrafi.
E vërteta është se nuk ka ndonjë rrugë të caktuar që e garanton suksesin e fëmijëve, por ka studime të ndryshme shkencore të cilat ju udhëzojnë se si t’i rrisni shanset për të rritur fëmijë të suksesshëm e të mençur.
MËSOJINI FËMIJËS AFTËSIË SHOQËRORE
Një studim 20 vjeçar tregon një lidhje pozitive mes aftësive sociale të fëmijës në çerdhe dhe suksesit të tyre në moshë të hershme. Prandaj, shkencëtarët rekomandojnë të filloni t’i mësoni fëmijët si t’i zgjidhin problemet me miqtë, si t’i ndajnë gjërat me tjerët, si të dëgjojnë pa e penguar tjetrën dhe si t’i ndihmojnë tjerët.
MOS I MBRONI MË SHUMË SE Ç’DUHET
Në ditët e sotme, shumë prindër kanë vështirësi t’i lejojnë fëmijët t’i zgjidhin problemet, dhe në vend të kësaj nxitojnë që vet si prindër t’i zgjidhin problemet e fëmijëve.
Por, Julie Lythcott-Haims nga Universiteti i Harvardit thotë se është e rëndësishme t’i lejoni fëmijët të bëjnë gabime sepse vetëm kjo i shpie drejt suksesit.
MOS I LEJONI TË SHPENZOJNË SHUMË KOHË PARA EKRANEVE
Shpenzimi i kohës para ekraneve është ndërlidhur me obezitet, probleme me gjumë, si dhe me probleme me sjelljen.
Sipas ekspertëve, koha argëtuese para ekranit duhet të kufizohet në vetëm 2 orë në ditë.
Një ide tjetër e cila mund t’i ndihmojë të ardhmes së fëmijës tuaj është kjo: inkurajoni fëmijët të bëhen krijues në vend se të jenë konsumues. Pra, inkurajoni të mësojnë programimin, modelimin 3D apo prodhimin e muzikave digjitale. /Telegrafi/