Presidenti i Brazilit, Lula, u bëri thirrje lojtarëve të vendit të tij që të ndjekin shembullin e Lionel Messit nëse duan të fitojnë Topin e Artë.
Presidenti injoroi rivalitetin e gjatë midis Brazilit dhe Argjentinës për të lavdëruar Messin, duke u kërkuar lojtarëve nga vendi i tij që të shikojnë superyllin e Inter Miamin për sa i përket përkushtimit ndaj profesionit dhe jetëgjatësisë së tij në futboll.
“Messi duhet të shërbejë si shembull për lojtarët brazilianë. Djaloshi 36-vjeçar, kampion bote, me Topin e Artë dhe gjithçka. Messi duhet të jetë një frymëzim për këta fëmijë. Kushdo që dëshiron të fitojë Topin e Artë duhet t’i përkushtohet vetes, ata duhet të jenë profesionist. Nuk shkon me festa, nuk shkon me klube të natës”, ka shkruar presidenti i Brazilit në platformën X.
O Messi deveria servir de exemplo aos jogadores brasileiros. O cara com 36 anos, campeão do mundo, com Bola de Ouro e tudo. O Messi precisa ser inspiração de dedicação para essa molecada. Quem quiser ganhar Bola de Ouro tem que se dedicar, tem que ser profissional. Não combina…
— Lula (@LulaOficial) October 31, 2023
Messi është i njohur gjerësisht për jetën e tij të qetë jashtë fushës, duke kryesuar titujt e ballinave edhe për gjëra të tjera. Ndërkohë, asnjë futbollist brazilian nuk e ka fituar Topin e Artë që nga Kaka në 2007.
Neymar është ai që i është afruar më shumë në vitet e fundit, duke përfunduar si i treti në 2015 ashtu edhe në 2017.
Por, në moshën 31-vjeçare dhe tani jashtë për shkak të një lëndimi të rëndë në gju , shansi i tij për të fituar këtë çmim ka të ngjarë të jetë zhdukur./Telegrafi/