Policia australiane ka publikuar një video interesante të filmuar nga helikopteri, ku shihen se si zyrtarët policorë i vihen pas një të dyshuari për vjedhje të veturës, të cilin pasi e rrethojnë dhe i hedhin zinxhirë për shpuarjen e gomave arrin të arratiset.
Gjithçka u zhvillua në Queensland, ku policët ishin vënë pas personit për vjedhje të veturës dhe posedim ilegal të lëndëve narkotike. Ai fillimisht ikte me veturë, por ku u rrethua vendosi t’i përplas veturat e policisë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë në një moment vendosi të ndal veturën dhe të vazhdojë arratisjen duke vrapuar, duke mos e ditur se pikërisht një kalimtar rasti që kishte nxjerr qenin e tij për shëtitje do ta përplas për tokë.
Në momentin që kalimtari e kapi dhe e rrëzoi në tokë, ai mbeti pothuajse i “bllokuar” dhe kur u shfaq policia përfundoi në pranga. E njëri nga policët dukej shumë i kënaqur me veprimin e qytetarit, të cilit ia “caki” dorën. /Telegrafi/