Site icon Telegrafi

A ndikon pozicioni i fjetjes në formimin e rrudhave?

Ne kemi nevojë për gjumë në mënyrë që të kemi një trup të shëndetshëm dhe lëkurë e paraqitje me shkëlqim.

Kjo arrihet më së miri në një shtrat komod. Edhe pse mund të jetë e papritur, mënyra se si flini mund të rezultojë në rrudha.

Të njohura edhe si linjat e gjumit, ato zhvillohen për shkak se fytyra juaj ndrydhet në një jastëk për orë të tëra çdo natë. Kjo jo vetëm që mund të shkaktojë ënjtje dhe fryrje, por mund të përforcojë linjat e imëta rreth syve, buzëve dhe madje edhe gjoksit.

Pra, çfarë duhet të bëni për ta parandaluar këtë?

Mënyra më e mirë është të flini me shpinë. Problemi është se ne nuk jemi në kontroll të lëvizjeve tona kur jemi në gjumë, gjë që mund ta bëjë këtë një sfidë.

Ka, për fat të mirë, shumë produkte në treg që mund ta bëjnë më të lehtë stërvitjen për ta bërë këtë. Gjithashtu ka jastëkë që e mbajnë kokën në pozicionin e duhur. /Telegrafi/

Exit mobile version