Policia e Durrësit ka bërë të ditur se një ditë më parë ka mbërritur një denoncim në zyrat e saj për zhdukjen e një shtetasi nga Maqedonia që kishte ardhur me pushime në Shqipëri. Sipas policisë, më datë 05.08.2016, rreth mesditës ka humbur shtetasi Jakup Ramadani 67 vjeç, lindur dhe banues në Gostivar.
Ramadani kishte ardhur me pushime me familjen. Ai është rreth 1.67 cm i gjatë dhe me trup të dobët.
Ka të veshur një bluzë me krahë të shkurtra, ngjyrë blu, pantallona të shkurtra, ngjyrë jeshile dhe sandale.
Familjarët bëjnë me dije se është i sëmurë me diabet, nuk ka dhëmbë dhe i dridhet buza.
Policia e Durrësit menjëherë sapo ka marrë njoftim ka vënë në dispozicion të gjitha Shërbimet për ta kërkuar, njofton gazeta-shqip.
Qytetarët të cilët e shohin shtetasin e mësipërm janë të lutur të telefonojnë në numrin 0694110217. /Telegrafi/