Telegrafi

Ndihmëstrajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti: Provuam disa lojtarë të rinj, Shqipëria ka kualitet – sidomos në mbrojtje

Në mungesë të përzgjedhësit Bernard Challandes i cili është prekur nga COVID-19, ndeshjen e udhëhoqi ndihmësi i tij Muharrem Sahiti.

Ai tha se nuk ishte kusht fitorja, por provimi i disa lojtarëve të rinj.

“Sigurisht që është një rezultat negativ kjo humbje. E kemi nisur keq dhe me meritë e pësuam golin e parë”.

“Pastaj e kemi pasur një tjetër ritëm, por sërish nuk ishim mjaftueshëm atje ku duhet. Sigurisht që nuk ishte si kusht fitorja me patjetër ndaj Shqipërisë, dëshironim që të provonim disa lojtarë të rinj që kanë pasur më pak minuta në klubet e tyre”.

“Nuk kishte hapësira për Vedat Muriqin? Nuk duhet të harrojmë që po luanim me Shqipërinë, kanë një mbrojtje shumë të mirë dhe janë Kombëtare me shumë cilësi”, ka thënë Sahiti.

Shqipëria ka fituar ndeshjen me rezultat 2-1 me golat e Bekim Balajt dhe Myrto Uzunit, ndërsa për Kosvoën ka shënuar Vedat Muriqi. /Telegrafi/