Site icon Telegrafi

Ndihmësi i Netanyahut: Izraeli e pranon planin e Bidenit për Gazën, por thotë se nuk është një marrëveshje e mirë

Një ndihmës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi të dielën se Izraeli ka pranuar një marrëveshje për mbylljen e luftës në Gaza që tani po avancohet nga presidenti amerikan Joe Biden, megjithëse ai e përshkroi atë si me të meta dhe që ka nevojë për shumë më tepër punë.

Në një intervistë për Sunday Times, Ophir Falk, këshilltari kryesor i Netanyahut për politikën e jashtme, tha se propozimi i Biden ishte “një marrëveshje për të cilën ramë dakord, nuk është një marrëveshje e mirë, por ne duam shumë që pengjet të lirohen, të gjithë”, transmeton Telegrafi.

“Ka shumë detaje për t’u përpunuar”, tha ai, duke shtuar se kushtet izraelite, duke përfshirë “lirimin e pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit si një organizatë terroriste gjenocidale” nuk kanë ndryshuar.

Biden të premten transmetoi atë që ai e përshkroi si një plan trefazor për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Në anën tjetër, luftimet në Rripin e Gazës janë duke vazhduar ku ushtria izraelite po vazhdon sulmet mbi pozicionet e Hamasit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version