Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm Evropë në Kombet e Bashkuara, Miroslav Jença, ka folur për takimin që ka pasur me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren Emilia Rexhepi.
Jença, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se kanë biseduar rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohej nga Bashkimi Evropian e që Organizata e Kombeve të Bashkuara e përkrah.
Ai ka bërë të ditur se ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të besimit reciprok në mes të gjithë komuniteteve dhe respektim të drejtave të njeriut për të gjithë në Kosovës.
“Diskutuam zhvillimet e fundit në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, të cilat OKB-ja e mbështet. Theksoi rëndësinë e besimit të ndërsjellë ndërmjet të gjitha komuniteteve dhe respektimin e të drejtave të njeriut të të gjithëve në Kosovë”, ka shkruar ai në ‘X’.
In Pristina, I also met with @EmilijaRedzepi and @BislimiBesnik. We discussed the latest developments in EU-facilitated Belgrade-Pristina dialogue that UN supports. Stressed the importance of mutual trust among all communities and respect for human rights of all in Kosovo. pic.twitter.com/1mbhiENf7o
— Miroslav Jenča (@JencaMiroslav) June 22, 2024
Gjithashtu, Jença ka shkruar edhe për vizitën në Mitrovicën e veriut.
Ai ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë me përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile nga komunitete të ndryshme.
“Ne diskutuam sfidat aktuale të njerëzve në veri të Kosovës dhe mënyrat për të mbështetur më tej ndërtimin e besimit ndëretnik, paqen dhe dialogun”, ka shkruar ai. /Telegrafi/