Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni njofton se zv. ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane Matthew Palmer do të udhëtoj për në Maqedonisë më 22 tetor të këtij muaji.
“Zv. ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane Matthew Palmer do të udhëtoj për në Maqedoni më 22 tetor për të diskutuar mbështetjen e SHBA për marrëveshjen e Prespës, në mes Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe për rënësin e zhvillimit të agjendës së reformave në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së.
Nga atje thonë se Matthew do të takohet me zyrtarët e lartë të Qeverisë së Maqedonisë dhe përfaqësuesit e partive politike, duke përfshirë kryeministrin Zorna Zaev dhe Ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov./Telegrafi/