Të paktën 25 xhihadistë të grupit të Shtetit Islamik (ISIS) u vranë gjatë një operacioni të ushtrisë siriane – me mbulim nga ajri nga pala ruse – në qendër të vendit.
Me mbështetjen e Moskës, ushtria e regjimit të Bashar al-Assad po ndërmerr prej disa muajsh një ofensivë për t’i rimarrë ISIS-it rajonin e gjerë shkretëtirë që shtrihet në kufijtë irakianë dhe jordanezë.