Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, të cilit ka shprehur solidaritetin e Kosovës për të ofruar tërë ndihmën e nevojshme për të përballuar situatën e rëndë në Shqipëri.
Haradinaj tha se i ka kërkuar nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, drejtori i Policisë Rashit Qalaj, që të mobilizojnë të gjitha njësitet emergjente për t’i dalë në ndihmë shtetit dhe qytetarëve të Shqipërisë me të gjitha kapacitetet e nevojshme.
“Sapo kam zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Ilir Meta, të cilit i shpreha solidaritetin dhe gatishmërinë e popullit të Kosovës për të ofruar tërë ndihmën e nevojshme për të përballuar këtë situatë të rëndë në Shqipëri. Kam kërkuar nga Gjenerali Rrahman Rama, Drejtori i Policisë Rashit Qalaj, që të mobilizojnë të gjitha njësitet emergjente për t’i dalë në ndihmë shtetit dhe qytetarëve të Shqipërisë me të gjitha kapacitetet e nevojshme”, shkroi Haradinaj.