Site icon Telegrafi

“Ndihem krenare për trupin tim”, Kourtney Kardashian tregon bukurinë natyrale pa editim të fotografive

Foto: Kourtney Kardashian/DailyMail

Kourtney Kardashian me krenari ka pozuar për disa poza mahnitëse pa filtër e veshur vetëm në bikini, teksa ndodhej në shtëpinë e nënës së saj, Kris Jenner, në Palm Springs.

Derisa krenohej me bukurinë e saj natyrale pranë pishinës gjatë ditës së hënë, 42-vjeçarja mori vlerësim të madh nga fansat e saj për moseditimin e fotografive, shkruan DailyMail.

Kur familja Kardashian-Jenner kritikohen vazhdimisht për editim të imazheve, nëna e tre fëmijëve ka befasuar 141 milionë ndjekësit e saj me ekspozimin e trupit natyral dhe pa ndërhyrje të Photoshop-it.

Postimi i saj ka marrë më shumë se 1.2 milion pëlqime dhe mijëra komente brenda vetëm një ore, me fansat që e uronin për promovimin e figurës që i ndihmon ata të mos ndihen ‘të turpëruar’.

Majin e kaluar, pasi ajo fitoi disa kilogramë, Kardashian kishte deklaruar se ndihet krenare për trupin  e saj.

Foto: Kourtney Kardashian/DailyMail

Duke folur për GQ Mexico në dhjetor të vitit 2018, Kourtney kishte thënë: “Ka momente kur më intereson ajo se çfarë thonë njerëzit dhe disa të tjera kur nuk e bëj fare”.

“Unë duhet të praktikoj vazhdimisht vetëbesimin dhe t’i kujtoj vetes se komentet negative vijnë nga njerëz që nuk më njohin vërtet dhe nuk janë në situatën time”, vazhdoi ajo.

Foto: Kourtney Kardashian/DailyMail

Por, ndryshe nga Kourtney, motrat e saj më të vogla Kim dhe Khloe marrin rregullisht reagime për ndryshimin për editimin e fotografive të tyre. /Telegrafi/

Foto: Kourtney Kardashian/DailyMail
Exit mobile version