Telegrafi

Ndez zjarrin në arën e tij, por digjet edhe shtylla elektrike e tensionit të lartë

Një person pasi ka ndezur zjarrin në arën e tij, ka shkaktuar dëme materiale duke djegur edhe shtyllën elektrike të tensionit të lartë.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në fshatin Zveçan i Vogël, në Zveçan.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent. /Telegrafi/