Si dënim për një marrëdhënie jashtëmartesore, një çifti të ri në Indonezi iu kanë zbrazur sipër jashtëqitje.
Ata i kanë tërhequr në mes të një rruge të frekuentuar në Langsa, ku i kanë turpëruar publikisht duke iu zbrazur kova nga një kanalizim i hapur, transmeton Telegrafi.
Sipas ligjeve vendase ku marrëdhëniet jashtëmartesore janë të ndaluara dhe dënimi për to kryhet publikisht, ashtu ndodhi edhe me TSF dhe DK, që të dy beqarë në të 30-at.
Banorët ishin të mllefosur me TSF, që është pjesëtari i një bordi të zhvillimit regjional, teksa DK ishte e punësuara e tij. Ata nisën t’i përcjellin, derisa nuk e gjetën në shtëpinë e saj dhe i tërhoqën zvarrë. /Telegrafi/
https://youtu.be/U56EjFmmTbM