Derbi më i madh i Italiasë në mes të Juventusit dhe Interit, i njohur ndryshe si “Derby d’Italia” do të zhvillohet sot (e shtunë) nga ora 20:45.
Zonja e Vjetër është nikoqire e Interit në ndeshjen derbi të javës së 16-të të kampionatit italian, Serie A, në një ndeshje ku skuadrat urrehen mes vete.
Ndeshjet mes Juventusit dhe Interit kanë sjell gjithmonë emocione, kacafytje, kartonë, rivalitet të madh, por edhe shumë gola.
Portali juaj, Telegrafi, ia ka dhënë një vështrim ndeshjeve ku janë shënuar më shumë gola dhe atyre ku skuadrat kanë shënuar fitore me rezultate të thella.
Ndeshja me më shumë gola është ajo e 10 qershorit 1961, ku Bianconerët kanë fituar me rezultat 9-1, ndërsa Interi fitoren më të lartë e ka me rezultat 6-0.
Më poshtë i keni edhe ndeshjet me më shumë gola dhe fitoret më të thella të Interit dhe Juventusit ndaj njëra-tjetrës. /Telegrafi/
Ndeshjet me më shumë gola:
10 gola – 10 Qershor 1961, Juventus 9–1 Inter
9 gola – 14 Dhjetor 1913, Juventus 7–2 Inter
9 gola – 4 Janar 1913, Inter 6–3 Juventus
8 gola – 17 Janar 1932, Juventus 6–2 Inter
8 gola – 23 Tetor 1943, Inter 6–2 Juventus
7 gola – 26 Nëntor 1911, Inter 6–1 Juventus
Fitoret më të thella të Interit:
Inter 6–1 Juventus, 26 Nëntor 1911
Inter 6–3 Juventus, 4 Janar 1913
Inter 6–0 Juventus, 17 Nëntor 1935
Inter 4–0 Juventus, 17 Shtator 1939
Inter 6–0 Juventus, 4 Prill 1954
Inter 4–0 Juventus, 11 Nëntor 1979
Inter 4–0 Juventus, 11 November 1984
Fitoret më të thella të Juventusit:
Juventus 7–2 Inter, 14 Dhjetor 1913
Juventus 6–2 Inter, 17 Janar 1932
Juventus 4–0 Inter, 17 Maj 1942
Juventus 9–1 Inter, 10 Qershor 1961
Inter 2–6 Juventus, 19 Qershor 1975 Kupa e Italisë