Telegrafi

Ndeshjet ku do të mungojë Ibrahimovic për shkak të problemeve me gjurin

(Foto: Instagram/iamzlatanibrahimovic)

Problemet e Zlatan Ibrahimovic me lëndime janë duke vazhduar, ndërsa 40-vjeçari është detyruar të mungojë edhe dhjetë ditë të tjera si pasojë e lëndimit të gjurit.

Sulmuesi veteran tashmë ka munguar në 16 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat si pasojë e shqetësimeve fizike, të cilat janë duke vazhduar.

Ibra ishte në mesin e katër lojtarëve të Rossonerëve që nuk udhëtuan në Toriono për barazimin pa gola në ndeshjen e të dielës.

(Foto: Instagram/iamzlatanibrahimovic)

Siç raporton Sky Sports Italia, ai nuk do të mund të luajë në dhjetë ditët në viti për shkak të mbingarkesës së gjurit, pasi ka nevojë për trajtim.

Lexo po ashtu Ibrahimovic i gatshëm të pensionohet nga futbolli, por vetëm me një kusht

Në këtë mënyrë, Zlatan nuk do të luajë në sfidat e Serie A kundër Genoas dhe Lazios, si edhe në gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër rivalit të qytetit, Inter.

Ibrahimovic ka luajtur vetëm 937 minuta këtë sezon në Serie A (të shpërndara në 19 ndeshje) duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar dy asistime, teksa ka vazhduar të jetë lider në zhveshtore. /Telegrafi/