Gjilani e mori edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje të zhvilluar në Albi Superligën e Kosovës.
Gjilanasit triumfuan në shtëpi 1-0 ndaj Malishevës, me këta të fundit që e nisën edicionin 2022/23 në këtë përballje.
Pas ndeshjes, trajneri Zekirija Ramadani ka thënë se kjo fitore erdhi si meritë e kontributit ekipor.
“Jam shumë i lumtur, por kjo është meritë e gjithë skuadrës. Në këtë fushë duhet shpenzuar shumë energji”, ka deklaruar fillimisht trajneri i Gjilanit për ArtSport.
“Në pjesën e parë dominuam me lojë e me posedim topi. Kishim penallti, por nuk jemi as të parët e as të fundit që humbim penallti”.
“Reshjet e shiut na vështirësuan punët si neve ashtu edhe kundërshtarit. E deshëm fitoren, e kërkuam dhe e morëm”.
“I uroj të gjithë për fitoren dhe i falënderoj në veçanti tifozët ‘Skifterat’, pasi kur të gjithë hymë brenda, ata qëndruan në tribuna pavarësisht shiut të madh”, përfundoi Ramadani. /Telegrafi/