Site icon Telegrafi

Ndeshje vendimtare për Shqipërinë, kuqezinjtë duan fitoren ndaj Hungarisë për të mbetur në garë për kualifikim

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar edhe humbjen e dytë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Kuqezinjtë kishin mposhtur Andorrën dhe San Marinon, derisa pësuan fillimisht nga Anglia dhe tri ditë më parë nga Polonia 4-1.

E ndeshja ndaj Hungarisë po konsiderohet si vendimtare për Kombëtaren shqiptare.

Aktualisht Shqipëria ndodhet në vendin e katërt të Grupit I me gjashtë pikë, derisa Hungaria ndodhet një pozitë më lart me një pikë më shumë.

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja për këtë takim nuk mund të llogarit në shërbimet e Elseid Hysajt, Rey Manajt dhe Keidi Bares që kanë kartonë.

Në anën tjetër hungarezët janë të plotë dhe udhëtojnë për mos tu mposhtur në Elbasan Arena.

Shqipërisë i nevojitën vetëm tri pikët në këtë sfidë, pasi në këtë mënyrë do të mbante gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në Kupën e Botës.

Edhe dy trajnerët, Edoardo Reja dhe Marko Rossi e kanë cilësuar këtë takim si vendimtar për fatin e Kombëtareve të tyre në këto kualifikuese.

Dy ekipet janë takuar tri herë në këto 13 vitet e fundit, ku në të tria ndeshjet kanë fituar hungarezët me rezultat 1-0, 0-1 dhe 2-0.

Shqipëria dhe Hungaria përballen me fillim nga ora 18:00 në Elbasan Arena. /Telegrafi/

Exit mobile version