Telegrafi

Ndeshje vendimtare për kuqezinjtë, Shqipëria luan në udhëtim te Turqia për të vazhduar ëndrrën

Kombëtarja e Shqipërisë do ta luaj ndeshjen vendimtare për kualifikimet e Euro 2020.

Kuqezinjtë do të kenë ndeshjen më të vështirë deri më tani, pasi do të luajnë ndaj një kundërshtari të vështirë si Turqia.

Shqipëria momentalisht zë pozitën e katërt në Grupin H me nëntë pikë të tubuara, pas gjashtë ndeshjeve.

Ndërkohë turqit janë aktualisht lider të Grupit me 15 pikë dhe kërkojnë kualifikimin për në Euro 2020.

Një fitore eventuale e Shqipërisë do të bënte që Kuqezinjtë të rrisnin gjasat për një kualifikim të mundshëm edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar mes dy ekipeve Kombëtare në këtë grup, turqit kishin triumfuar në Shkodër me rezultat të pastër 0-2.

Ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin Sukru Saracoglu në Stamboll. /Telegrafi/