Kombëtarja e Shqipërisë do ta luaj ndeshjen vendimtare për kualifikimet e Euro 2020.
Kuqezinjtë do të kenë ndeshjen më të vështirë deri më tani, pasi do të luajnë ndaj një kundërshtari të vështirë si Turqia.
Shqipëria momentalisht zë pozitën e katërt në Grupin H me nëntë pikë të tubuara, pas gjashtë ndeshjeve.
Ndërkohë turqit janë aktualisht lider të Grupit me 15 pikë dhe kërkojnë kualifikimin për në Euro 2020.
Një fitore eventuale e Shqipërisë do të bënte që Kuqezinjtë të rrisnin gjasat për një kualifikim të mundshëm edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar mes dy ekipeve Kombëtare në këtë grup, turqit kishin triumfuar në Shkodër me rezultat të pastër 0-2.
Ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin Sukru Saracoglu në Stamboll. /Telegrafi/