Telegrafi

Ndeshje vendimtare në futbollin evropian, Ipko vije me transmetime maratonë këtë fundjavë

Kampionateve më të mëdha në Evropë po i vije fundit dhe kësisoj do të vendosen edhe kampionët në këtë javë.

Vëmendja e adhuruesve të futbollit evropian do të jetë në Ligën Premier, ku zhvillohet java e fundit.

Manchester City dhe Liverpool janë duke luftuar për titullin e kampionit, derisa skuadra e Pep Guardiolës luan në udhëtim te Brighton, Liverpooli do ta pres në shtëpi skuadrën Wolverhampton.

Dy takimet e dy ekipeve më të mira në Angli do të mund t’i ndiqni në platformën më atraktive në vend në Ipko dhe kanalet Supersport.


Këtë javë në Ipko dhe Supersport do të mund ta ndiqni edhe derbin e madh italian mes Romës dhe Juventusit.

Ndërkohë në ekranet e juaja nuk do të mungojnë as gjigantët spanjoll si Real Madrid e Barcelona si dhe kampionët francez të PSG.

Javë vendimtare do të jetë edhe në Eredivisie me Ajaxin dhe PSV Eindhovenin që po luftojnë si të barabarta për titullin e kampionit. /Telegrafi/