Montreal Impact ka regjistruar fitore prej 3-0 si mysafir i Philadelphia Union në kuadër të MLS.
Në këtë ndeshje shkëlqeu mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, i cili e gjeti dy herë rrjetën.
Në gjysmën e parë nuk pati gola, ndërsa në minutën e 69-të, futbollisti nga Tetova shënoi një gol të bukur me një vole nga një top i kthyer.
Edhe goli i dytë erdhi pasi u shkaktua penalti në Xhemailin, ndërsa ekzekutues ishte Ignacio Piatti (90’+1).
Mirëpo, akoma nuk kishte martuar ndeshja për mesfushorin shqiptar. Në minutat e mbetura shtesë, ai shënoi edhe një gol tjetër të bukur (90’+5).
Blerim Xhemaili u transferua në MLS nga Bologna, ku po qëndron si i huazuar. /Telegrafi/