Kombëtarja e Shqipërisë luajti në udhëtim te Uellsi në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Kardif, e cila u përshkua në disa raste me shumë tensione mes futbollistëve.
Shqipëria barazoi pa gola 0-0 ndaj Uellsit në një ndeshje që nuk munguan rastet dhe loja ishte shumë e luftuar.
Megjithatë, në disa raste kjo ndeshje u karakterizua me nervozizëm të tepruar me lojtarët e të dyja ekipeve që i lëshonin nervat.
Wales draw with Albania in feisty encounter | @SamJDean reports https://t.co/Cb9bF9KRYJ
— Telegraph Football (@TeleFootball) June 5, 2021
Full-time at the Cardiff City Stadium and Wales will head to the Euros on the back of a goalless draw
Wales 0-0 Albania ⚽
📱 https://t.co/PisUqBycJt#WALALB pic.twitter.com/WTuTBGiecw
— BBC Sport Wales (@BBCSportWales) June 5, 2021
Gjatë ndeshjes pati disa raste ku futbollistët tentuan t’i qëronin hesapet mes vete, ndërsa ishte gjyqtari i cili nuk lejonte që situata të eskalonte.
Fillimisht në minutën e 36-të kishte një rast ku protagonist ishte Berat Gjimshiti dhe David Brooks, i cili mbeti i ndëshkuar.
https://youtu.be/4Rpqkf0wxl0?t=152
Pastaj në minutën 58-të pati një ekses ku Rhys Norrington-Davies shtyu sulmuesin Rey Manaj, i cili në rrëzim e sipër mori me vete edhe trajnerin Edy Reja.
Kjo bëri që lojtarët shqiptar dhe trajneri të reagojnë, duke krijuar paksa tollovi, e cila u qetësua shpejt.
Momenti më tensionues i ndeshjes ishte në minutën e 83-të, ku pati disa ndërhyrje të njëpasnjëshme nga të dyja palët, ndërsa edhe kacafytjet nuk munguan, ku në fund u ndëshkuan tre lojtar me kartonë të verdhë.
Në gjithë ndeshjen pati gjithsej shtatë kartonë të verdhë, katër nga Shqipëria dhe tre nga Uellsi, duke bërë mediat që ta cilësojnë këtë si ndeshje “jo edhe aq miqësore”. /Telegrafi/