Java e 30-të në elitën e futbollit kosovar filloi ditën e diel, me ndeshjen Gjilani – Drenica ku fitorja i takoi vendasve me rezultat 2-0.
Ndërkohë nga ora 18:00 u zhvillua derbi i madh mes Prishtinës dhe Dritës e që përfundoi pa fitues 1-1.
Ballkani është një tjetër skuadër që po lufton për titullin e kampionit dhe synon që të shfrytëzojë ndalesën e liderit Dritës për t’iu ofruar edhe më shumë në tabelë.
Skuadra e Ismet Munishit do të luaj një takim shumë të vështirë, pasi përballet me kampionin në fuqi të Kosovës, Feronikelin në Drenas.
Nikli ende nuk e ka siguruar matematikisht qëndrimin në elitë dhe është në kërkim të pikëve, ndërsa Ballkani udhëton për fitore në Drenas që t’i ofrohet në vetëm tri pikë gjilanasve.
Ndeshje jashtëzakonisht interesante do të zhvillohet edhe në Podujevë, sa i përket garës për mbijetesë.
Llapi pret Flamurtarin dhe të dyja skuadrat synojnë të marrin pikë, pasi janë jashtëzakonisht të nevojshme në këtë fazë të garave.
Pas barazimit befasues në shtëpi ndaj Vushtrrisë, Trepça ’89 sot do të luaj në udhëtim te Dukagjini dhe vetëm fitorja do ta mbante në garë për mbijetesë.
Ndërkohë takimi tjetër i ditës së sotme është ai mes Vushtrrisë dhe Ferizajt, dy skuadra që tanimë janë përshëndetur nga Superliga e Kosovës. /Telegrafi/
Ipko Superliga e Kosovës
E diel
17:00 Gjilani – Drenica 2-0
18:00 Prishtina – Drita 1-1
E hënë
17:00 Feronikeli – Ballkani
17:00 Llapi – Flamurtari
17:00 Dukagjini – Trepça ‘89
17:00 Vushtrria – Ferizaj