Mesut Ozil ka shënuar golin e tretë të Arsenalit.
Në fakt, Liverpool ishte në epërsi prej dy golave ndaj Gunners me golat e Coutinhos dhe Salahit.
Por, londinezët për një periudhë prej pesë minutash realizuan tre gola.
Fillimisht shënuan Alexis Sanchez dhe Granit Xhaka, për t’i lënë vend mesfushorit Ozil.
Ky i fundit shënoi në të 58 minutë pas një asistimit të Alexandre Lacazettes.
Aktualisht Arsenali është duke kryesuar ndeshjen me rezultat 3-2. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rPWPMwu9kSE