Site icon Telegrafi

Ndeshja vendimtare e Kosovës po afrohet, Arbër Zeneli fillon ta gjejë shkëlqimin me gola

Arbër Zeneli po e konfirmon formën e mirë në ndeshjet miqësore që po i zhvillon pas pandemisë dhe lëndimit të rëndë që kishte.

Ylli kosovar arriti të shënojë edhe sot në miqësoren e Reims ndaj Rouen që skuadra e tij e fitoi 3-0.

Zeneli e shënoi golin e fundit të ndeshjes, ndërsa ishte inkuadruar në lojë në minutën e 45-të.

Në dy ndeshje e fundit, Zeneli ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim.

Forma e lartë e tij gëzon Kosovën që në shtator grumbullohet për herë të parë pas pandemisë.

Për Reimsin nuk u paraqit fare Valon Berisha që ditë më parë ka nënshkruar me këtë klub. /Telegrafi/

Exit mobile version