Telegrafi

Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve – Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Portugalia e përballoi pa problem Turqinë duke e mposhtur 3-0 në ndeshjen e raundit të dytë në Grupit F të Euro 2024.

Portugezët me gjashtë pikët maksimale fituan vendin e parë dhe siguruan kalimin në fazën e eliminimit direkt.

Megjithatë, përveç lojës së mrekullueshme të Portugalisë, kjo ndeshje në Dortmund u shënua edhe nga organizimi tepër i dobët i sigurimit.

Katër herë gjatë ndeshjes, tifozët pushtuan fushën për të shkuar te Cristiano Ronaldo dhe për të bërë një selfie me të.

 

Sigurisht, sipas rregullave të UEFA-s, secila prej këtyre pushtimeve të fushës nuk u shfaq gjatë transmetimit, por sipas reagimeve nga tribuna, tifozët ishin shumë të mërzitur në pjesën e dytë, pasi “pushtuesit e fushës” vazhdonin të ndërpresin ndeshjen dhe duke prishur ritmin.

Kjo acaroi veçanërisht tifozët turq, skuadra e të cilëve po humbiste bindshëm në fushë.

 

Sa i përket sigurimit, në tre rastet e para kishin durim, por në të fundit ndryshuan dhe e përcollën tifozin me vrazhdësi jashtë stadiumit. /Telegrafi/