Ndeshja miqësore mes Turqisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet të hënën e 13 nëntorit, duket se është përgatitur në mënyrë të veçantë nga shteti turk.
Edhe pse miqësore, masat e marra për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje do të jenë të larta, raporton yenimarmaragazetesi.com.
Gjatë ndeshjes, në ambientet e stadiumit do të jenë të pranishëm 200 forca policore, si edhe rreth 800 persona nga policia private.
Gjithashtu, në stadium për tifozët, nuk do të lejohen monedhat metalike apo karikuesit e celularëve.
Në ndërkohë, ndeshja ndaj Turqisë do të jetë një provë e mirë për trajnerin Christian Panucci.
Kjo sfidë do t’i mundësojë atij që t’i provojë taktikat e tij pa e pasur presionin e rezultateve.
Strategu italian e drejtoi Kombëtaren në sfida zyrtare kur e trashëgoi postin nga Gianni de Biasi, ashtu që nuk ka pasur hapësira për të bërë prova. /Panorama/Telegrafi/