Site icon Telegrafi

Ndeshje të zjarrta në Ipko Superligë, skuadrat që rrezikojnë të mbetën në barazh përballen mes vete

Vetëm edhe tri javë kanë mbetur deri në fundin e këtij kampionati në Ipko Superligën e Kosovës.

Edicioni 2018/19 është bërë ndër më interesantit ku tri skuadra janë në luftë për titull, ndërsa gjashtë të tjera janë duke luftuar për t’iu shmangur barazhit.

Java e 31-të në Ipko Superligë do të startojë me tri përballje jashtëzakonisht interesante ku luajnë me njëra tjetrën gjashtë skuadrat që po duan ta sigurojnë mbijetesën pa barazh.

Ballkani do të pres Gjilanin në Therandë, ku dy skuadrat momentalisht janë në pozitat 9 dhe 10.

Humbja e njërës apo tjetrës skuadër do të thotë një hap mbrapa për t’i ikur barazhit.

Interesant pritet të jetë edhe në kryeqytet, ku do të zhvillohet derbi i skuadrave kuqezi mes Flamurtarit dhe Drenicës.

Si prishtinasit ashtu edhe drenicasit kanë nga 38 pikë dhe janë në kërkim të pikëve të qetësisë.

Ndërkohë ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në Mitrovicë.

Finalisti i Kupës së Kosovës, Trepça ’89 do të jetë nikoqire e skuadrës më në formë momentalisht Ferizajt.

Minatorët janë në pozitën e pestë me 39 pikë, dy më shumë se ferizajasit që kanë marrë katër fitore radhazi.

Ferizaj shkon për t’i marrë pikët e plota, ndërsa në anën tjetër Trepça ’89 me një fitore eventuale do të jetë më e qetë deri në fund.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të zhvillohen me orar të njëjtë nga ora 16:00 dhe do të jenë në transmetim në platformën më atraktive në vend IPKO. /Telegrafi/

Exit mobile version