Menjëherë pas ndërprerjes së ndeshjes, zyrtarët e FIFA-s, UEFA-s si dhe përfaqësuesit e të dy skuadrave janë mbledhur në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” për të diskutuar rreth mënyrës së si do të zhvillohen minutat e mbetura të takimit.
Rregullorja parashikon që në raste të tilla, kur ka ndërprerje të ndeshjeve për shkak të kushteve atmosferike, minutat e mbetura mund të zhvillohen brenda 24 orëve të ardhshme, nëse kushtet janë të përshtatshme.
Pala maqedonase kërkon që minutat e mbetura të ndeshjes të luhen në orën 12:00 ditën e nesërme, ndërkohë që pala shqiptare kërkon që këto minuta të luhen në orën 16:00.
Kjo, pasi pala shqiptare nuk ka prenotuar hotel në Shkodër, por në Shëngjin, dhe kërkon më shumë kohë për t’u çlodhur.