Telegrafi

Ndeshja që Unitedi ka organizuar në nder të Carrickut nuk duhet humbur për asgjë në botë, tashmë janë publikuar formacionet zyrtare (Foto)

Michael Carrick është shpërblyer nga Manchester Unitedi me një ndeshje në nder të 11 viteve të kaluara nga ai në klub.

Çdo gjë filloi me 23 gusht të 2006 dhe që nga atëherë anglezi ka qenë një nga më të mirët në mesfushën e Djajve të Kuq.

Ai u transferua nga Sir Alex Ferguson prej Tottenhami për 18.6 milionë funte si zëvendësues i legjendarit Roy Keane.

Pas 11 vitesh Carrick është shndërruar vet në legjendë dhe për nder të kësaj në takimin e tij do të luajnë shumë lojtarë të mëdhenj.

Lexo po ashtu Tifozët e Interit në panik, Perisic drejt Mançesterit? (Foto)

Tashmë janë publikuar edhe formacionet, ku skuadra e Man Utd e vitit 2006 do të luajë ndaj ‘Yjeve të Michael Carrickut’.

Ndeshja luhet me 4 qershor dhe normalisht që Telegrafi do t’i jep vëmendjen e duhur. /Telegrafi/