Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk duken të jenë të gatshëm për një super përballje të vitit.
Skuadra e Tyson Fury i ka dërguar një projekt-kontratë Oleksandr Usyk , ndërsa një betejë e padiskutueshme mes dy kampionëve të peshave të rënda po afrohet.
Usyk për momentin mban tre nga katër titujt e njohur botërorë të divizionit, dhe tani është gati të takohet me kampionin e WBC, Tyson Fury, në një ndeshje që do të kurorëzoi mbretin e parë të padiskutueshëm të peshave të rënda që nga viti 2000.
Që të dy mbrojtën me sukses titujt e tyre vitin e kaluar, Usyk doli në krye në revanshin e tij kundër Anthony Joshua ndërsa Fury duke mposhtur Dillian Whyte dhe Dereck Chisora.
Promotori i Gypsy King, Frank Warren ka identifikuar më parë fillimin e marsit si datën më të mundshme për një përballje të padiskutueshme, dhe tani ai ka zbuluar se një projekt-kontratë i është dërguar Usyk.
“Ne u kemi dërguar atyre një draft kontratë, ja ku jemi”, tha ai në talkSPORT .
“Dëgjo, duhet të zgjidhet shumë, shumë shpejt tani, sepse koha është kundër nesh”.
Warren përfundoi duke këmbëngulur se plani është që të finalizohet lufta për në muajin mars.
Nderkaq ende nuk është bërë e ditur se ku do të zhvillohet përballja e madhe ndërmjet Usyk dhe Fury, megjithëse Warren vazhdoi të këmbënguli se opsioni me fitimprurës do të ndiqej, me Arabinë Saudite që besohet të jetë opsioni më i mundshëm. /Telegrafi/