Lojtarët e Tottenham dhe Sevilla barazuan 1-1 në një ndeshje miqësore të shoqëruar me tensione sikur të ishte një ndeshje garuese që sjell eliminimin në një nga garat më elitare të futbollit.
Të dyja skuadrat ndodhen në Korenë e Jugut ku po përgatiten për sezonin e ri për në Spanjë dhe Angli, por edhe për Ligën e Kampionëve.
Në kuadër të këtyre përgatitjeve u luajt një ndeshje miqësore që nuk ishte edhe aq miqësore.
Që në fillim, lojtarët ishin në maksimumin e tyre dhe nuk mungonin përplasjet e ashpra në fushë.
I preferuari i tifozëve vendase, Heung-Min Son, goditi me bërryl lojtarin e Sevillas Gonzalo Montiel në fund të pjesës së parë, pas së cilës andaluziani u largua i gjakosur nga fusha.
🇦🇷 Montiel!
Durante amistoso entre @Spurs_ES @SevillaFC , el lateral-derecho argentino recibió un codazo del coreano Son. 😡😡😡😡😡
pic.twitter.com/qjY4YFg9wN— Jesús Fuentes Piñero (@Fuentesftografo) July 16, 2022
Pas përfundimit të pjesës së parë, Montiel iu afrua Sonit dhe u përpoq të merrej me të.
Situata u qetësua nga Cristian Romero dhe Richarlison, të cilët mbrojtën koreanin nga sulmi i Montiel.
New signing Richarlison was quick to defend Son during a brawl in Tottenham’s match against Sevilla
Was that a right hook? 🥊 pic.twitter.com/QW28Mpyy2Z
— Project Football EPL (@ProjectEPL) July 16, 2022
Në pjesën tjetër të ndeshjes i pamë të dy golat.
Ishte minuta e 50-të kur Harry Kane shënoi gol për të kaluar Tottenhamin.
https://twitter.com/JustThatYT/status/1548281773515161600
Por në anën tjetër Ivan Rakitic barazoi në minutën e 64-të me një gol edhe të bukur.
Rakitic!!!! ❤pic.twitter.com/NCVXGaMbOo
— GoncaloDias17 (@goncalo_diass17) July 16, 2022
Skuadrat në fund ulën gjakrat dhe ia dhanë dorën njëra-tjetrës. /Telegrafi/