Ndeshja çerekfinale e Ligës së Evropës në mes të Lyonit dhe Besiktasit është shtyrë përkohësisht.
Qindra përkrahës u strehuan në fushë për t’i shpëtuar dhunës së tifozëve para fillimit të ndeshjes Lyon-Bestiktas, përcjell Telegrafi.
Përleshje të dhunshme të tifozëve kanë ndodhur në edhe qytet para ndeshjes, me të dy taborët që kanë sulmuar njëra-tjetrën.
Megjithatë, arsye e vërshimit të fushës nga tifozët, përveç dhunës thuhet të jetë hedhja e fishekzjarrëve dhe gjerave tjera piroteknike nga lart stadiumi.
Tifozët dhe organizatorët e takimit i druhen edhe ndonjë sulmi të mundshëm si ai i autobusit të Borussia Dortmundit, ku mbeti i lënduar Marc Bartra.
Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar se kur do të filloj kjo ndeshje. /Telegrafi/