Pasi u zhvilluan dje tri ndeshje, java e dhjetë do të vazhdoi sot me tri të tjera.
Padyshim që vëmendja e të gjithë adhuruesve të futbollit kosovar është në Mitrovicë.
Lideri aktual i Kosovës, Trepça ’89 do ta presë favoritin tjetër për titull të kampionit, Besën e Pejës.
Ndërkohë humbjen 3-0 nga Feronikeli, Llapi do të tentoi ta harroi duke kërkuar fitoren në udhëtim tek Ferizaj.
Ndeshja tjetër e fundit për këtë javë në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në Gjilan.
Gjilani i hendikepuar me disa mungesa të mëdha si kapiteni Ylbert Kastrati apo sulmuesi Isa Eminhaziri do të ndeshet me Hajvalinë. /Telegrafi/