Site icon Telegrafi

Ndeshja Islandë – Kosovë do të luhet në Spanjë

Tashmë është vendosur vendi se ku Kosova do të luajë ndeshjen me Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve.

“Dardanët” do të luajnë në Murcia të Spanjës, në stadiumin “Estadio Nueva Condomina”, pasi stadiumi ku Islanda i luan ndeshjet është në rinovim.

Stadiumi që shfrytëzohet nga skuadra Real Murcia ka kapacitet prej 31 mijë ulësesh.

Ndeshja Islandë – Kosovë do të zhvillohet më 23 mars.

Kjo ndeshje, do të jetë kthyese, pasi që ndeshja e parë zhvillohet në Prishtinë më 20 mars.

Lexo po ashtu "Dua Italinë dhe Shqipërinë, me Islandën duhet tu përmbahemi parimeve tona" - Foda flet për shortin dhe ndeshjen e play-offit

Fituesi pas dy ndeshjeve do të inkuadrohet në Ligën B të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/

Exit mobile version