Telegrafi

Ndeshja evropiane në Turqi është e mbushur me emocione – koreografi e bukur ku falënderojnë vendet që i ndihmuan pas tërmetit

Tifozët e Trabzonsporit turk kanë bërë një koreografi fantastike para ndeshjes kundër Baselit në Ligën e Konferencës kushtuar tërmetit shkatërrues që goditi së fundmi këtë vend dhe Sirinë.

Mediat turke më herët kishin bërë të ditur se tifozët e të gjitha klubeve më të mëdha në Turqi po e ndjekin ndeshjen e sotme së bashku dhe mbështesin Trabzonsporin, por ajo që me siguri do të bëjë xhiron e botës është koreografia që kanë bërë dhe me të cilën kanë falënderuar për ndihmën nga e gjithë bota.

Në qendër të koreografisë është një shpëtimtar, me një foshnjë në duar dhe me mesazhin “faleminderit”, në përkrenare janë pikturuar flamujt e vendeve që ndihmuan Turqinë pas tërmetit.

Gjithashtu, shihet edhe një qen, si një nga simbolet e kërkimit të njerëzve që kanë mbetur nën gërmadha.

“Së bashku do të qëndrojmë, së bashku do të shërohemi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Trabzonspor. /Telegrafi/