Interi nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 0-0 në udhëtimin e tyre te Atalanta në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Serie A.
Pjesa e parë e takimit ishte për një nuancë më e mirë për Atalantan, të cilët rrezikuan disa herë dhe ishin afër golit.
Alejandro Gomez (5′), Musa Barroë (19′, 30′) dhe Remo Freuler (24′) rrezikuan në 45 minutat e parë, por pa arritur të gjejnë golin.
Megjithatë, rasti më i mirë në këtë pjesë i takoi Interit, me Ivan Perisic (42′), i cili i vetëm me portierin goditi jashtë portës dhe shkuan në pushim me rezultat 0-0.
Në pjesën e dytë, Nerazzurrët ishin më të mirë dhe krijuan diçka më shumë se vedasit, të cilët nuk patën shumë hapësira në këtë pjesë.
Rasti më i mirë në këtë pjesë i takoi kroatit Perisic (86′), i cili me kokë nuk arriti ta gjej cakun dhe ndeshja në fund përfundoi pa gola 0-0.
Pas këtij barazimi, Interi mbetet në pozitën e pestë me 60 pikë, ndërsa Atalanta në vendin e tetë me 49 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Interi luan në shtëpi ndaj Cagliarit, teksa Atalanta udhëton drejt Beneventos. /Telegrafi/