Telegrafi

Ndeshja më e rëndësishme në kualifikuese, Shqipëria udhëton drejt Hungarisë

Kombëtarja e Shqipërisë do ta luaj ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Kuqezinjtë do të përballen të shtunën me fillim nga ora 20:45 në Budapest me Kombëtaren e Hungarisë.

Për ekipin tonë kombëtar kjo është ndeshja më e rëndësishme, pasi fitorja do të bënte që të mbetën në garë për pozitën e dytë.

Kuqezinjtë tanimë kanë marrë rrugë për në Hungari, ku synojnë që të rikthehen në Shqipëri me tri pikët.

Atmosfera tek Kombëtarja shqiptare dukej mjaftë e mirë, derisa qëllimi mbetet fitorja.

Kujtojmë që pas ndeshjes me Hungarinë, Shqipëria të martën në ‘Air Albania Stadium’ pret Kombëtaren e Polonisë. /Telegrafi/