Kombëtarja e Shqipërisë do ta luaj ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.
Kuqezinjtë do të përballen të shtunën me fillim nga ora 20:45 në Budapest me Kombëtaren e Hungarisë.
Për ekipin tonë kombëtar kjo është ndeshja më e rëndësishme, pasi fitorja do të bënte që të mbetën në garë për pozitën e dytë.
Kuqezinjtë tanimë kanë marrë rrugë për në Hungari, ku synojnë që të rikthehen në Shqipëri me tri pikët.
Atmosfera tek Kombëtarja shqiptare dukej mjaftë e mirë, derisa qëllimi mbetet fitorja.
Kujtojmë që pas ndeshjes me Hungarinë, Shqipëria të martën në ‘Air Albania Stadium’ pret Kombëtaren e Polonisë. /Telegrafi/