Feronikeli do ta pres Prishtinës në ndeshjen vendimtare për titull të kampion. Nikli ka 77 pikë, dy më shumë se Prishtina që është e dyta me 75 pikë.
Vendasve iu konvenojnë dy rezultate, fitorja dhe barazimin, ndërsa Prishtina duhet vetëm të fitojë që të bëhet kampioni.
Në takimin e mbajtur sot në FFK mes klubeve, Feronikeli ka pranuar që t’i ndaj 200 bileta për tifozët mysafirë ‘Plisat’. Lajmin e kanë konfirmuar edhe Plisat.
“Të dielën shkojmë për titull në Drenas. Përballë do ta kemi Feronikelin, e pranë do t’i qëndrojmë besnik si gjithmonë, vetëm Prishtinës…”.
“Nisja bëhet nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë nga ora 13:30. Në po të njëjtin shesh pasi që numri i biletave për ne, për këtë ndeshje është i limituar, kurse interesimi i madh. Ndeshja do te transmetohet direkt me projektor nga ora 16:00”.
“Kësaj radhe organizatori ka ndarë për neve vetëm 200 bileta, andaj selektimi i anëtarëve për këtë udhëtim do të jetë strikt”, thuhet në njoftimin e Plisave për ndeshjen që zhvillohet të dielën nga ora 16:00. /Telegrafi/