Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se të premten pritet të mbahet takimi me delegatët e Ligës së Parë si dhe të Superligës. Ky takim pritet të mbahet në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror në futbollin e Kosovës.
Gjithashtu gjatë mbledhjes së mbajtur, Komisioni i Garave ka aprovuar kërkesën e Feronikelit për ta shtyrë ndeshjen e Kupës së Kosovës, që kjo skuadër e zhvillon kundër Lirisë.
Kjo ndeshje pritet të zhvillohet më 12 shkurt, ndërsa ndeshjet tjera, si Drenica-Gjilani, Dukagjini-Ballkani dhe Prishtina-Vushtrria zhvillohen më 8 e 9 shkurt.
“Komisioni i Garave në mbledhjen e sotme ka vendosur që më 31 janar në orën 14:00 të mbahet takimi me delegatët e IPKO Superligës dhe Ligës së Parë, në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror”.
“Në këtë mbledhje KG aprovoi edhe kërkesën e FC Feronikeli që ndeshjen çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës kundër Lirisë ta zhvillojë më 12 shkurt, derisa ndeshjet e tjera të këtij rrethi do të zhvillohen më 8 e 9 shkurt, e në të cilat takime do të takohen: Drenica – Gjilani, Dukagjini – Ballkani dhe Prishtina – Vushtrria”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/