Sot do të zhvillohet takimi i katërt final i Play-Offit në basketboll, ku Rahoveci është nikoqir i Prishtinës.
Rahoveci sot (e premte)do të zhvillojë ndeshjen e fundit të stinorit para publikut të vetë në palestrën sportive “Mizahir Isma”.
Këtu do të zhvillohet takimi i katërt final i Play-Offit në basketboll, ku Rahoveci është nikoqir i Prishtinës.
Z Mobile Prishtina ka epërsi 2-1 në serinë finale dhe në rast të fitores së bardhekaltërve, ata do të shpallen kampione të Kosovës për stinorin 2018/2019.
Në rast të barazimit seria do të shkoj në 2-2 dhe kampioni i Kosovës do të kërkohet nga ndeshja e pestë.
Ndeshja e fundit përcaktuese do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. /Telegrafi/