Gjyqtari Genc Nuza është mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit.
Nuza ka rrëfyer shumë histori interesante dhe të padëgjuara më parë.
“Ndeshja e parë ka qenë Trepça-Vëllaznimi”, rrëfen Nuza në “Arena e Yjeve”.
“Dy ekipe me traditë. Më pas Llamkosi me Trepçën ’89. Llamkosi ka qenë me Luan Prekazin”.
“Ka qenë viti 2012, tetori. Trepça ’89 mundohej të bëhej kampion vjeshtor…”, ka vazhduar gjyqtari kosovar rrëfimin e tij.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/