Site icon Telegrafi

Ndeshja e boksit mes Imane Khalif dhe Angela Carini merr përmasa të mëdha – reagon kryeminstrja e Italisë

Ndeshja në boksin e femrave në Lojërat Olimpike mes algjerianes Imane Khalif dhe italianes Angela Carini, prodhoi shumë polemika, duke u kthyer edhe në rrafshin diplomatik ku tani ka reaguar edhe kryeministrja italiane Gieorgia Meloni.

Sportistja italiane u tërhoq pas vetëm 45 sekondash duke pretenduar se grushtet e kundërshtares ishin shumë të forta për një femër.

Në fakt, Imane Khalif dyshohet të jetë një transgjinore e cila është lejuar nga Komiteti Olimpik të marrë pjesë dhe të garojë si një femër.

Lexo po ashtu Boksierja italiane dorëzon meçin kundër algjerianes së shumëpërfolur Imane Khelif, vetëm pas disa sekondave ‘luftë’

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, u shfaq tepër e acaruar duke i dalë në krah sportistet që përfaqësoi Italinë.

“Ishte një garë e padrejtë. Në fakt, kjo dukej që në fillim kur në gjakun e algjerianes kishte nivel tepër të lartë testosteroni. Dua të tregohem e kujdesshme dhe të mos jem diskriminues, por tërheqja e Angelës më trishton shumë”.

Lexo po ashtu Imane Khelif thyen heshtjen me një mesazh me tri fjalë në rrjetet sociale

“Sporti ka nevojë për barazi dhe sipas pikëpamjes sime, kjo nuk ishte një garë e drejtë. Detyra e institucioneve është që të garantojnë një garë të drejtë. Unë mendoj se atletet që kanë gjenetikë mashkullore nuk mund të garojnë me femrat. Kjo jo për diskrimin, por për të mbrojtur idenë e lojës së barabartë”, deklaroi Meloni. /Telegrafi/ 

Exit mobile version