Telegrafi

Ndeshja e barazhit: Feronikeli ‘74 dhe Prishtina e Re luajnë për një vend në Superligën e Kosovës

Sot (e shtunë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja e barazhit për një vend në sezonin e ardhshëm 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Në edicionin e fundit në futbollin e Kosovës, Ballkani u bë kampion dhe fitoi Kupën, ndërsa Llapi, Drita dhe Malisheva përfunduan në pozitat që i dërgojnë në Evropë.

Prishtina, Dukagjini dhe Gjilani shpëtuan, Liria dhe Fushë Kosova përfunduan në Ligën e Parë, ndërsa Feronikeli ’74 përfundoi në pozitën e barazhit.

Lexo po ashtu Verdiktet e kampionatit 2023/24: Llapi në Ligën e Evropës, Feronikeli 74 në barazh

Nga Liga e Parë u inkuadruan direkt Ferizaj dhe Suhareka, ndërsa në ‘play-offi’-in e pozitave të dyta, Prishtina e Re mposhti Dinamon e Ferizajt.

Pas fitores nga Dinamo, klubi nga periferia e Prishtinës do të kërkoj ngjitjen në Superligën e Kosovës pikërisht në ndeshjen me Feronikelin ’74.

Kjo ndeshje është në orar për t’u zhvilluar sot, me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. /Telegrafi/